Një vit mbas sulmeve terroriste në Izrael: zgjedhja e anës së të drejtave të njeriut
Nga Reinier van Lanschot.
Një vit ma parë, ma shumë se një mijë terroristë prej Hamas sulmun Izraelin në orët e para të mëngjesit, me mijëra viktima, kryesisht civilë, dhe 251 pengje. Sulmi terrorist ma i madh ndonjëherë në tokën izraelite.
Ky masakër shkatërroi çka do duhej të ishin skena gëzimi: nji festival muzike dhe familje t'u shiju mëngjesin në shtëpitë e tyne. Sot përkujtojmë viktimat e këtij akti të tmerrshëm dhe përsërisim kërkesën që pengjet e mbetura të lirohen menjëherë.
Nji cikël traume
Ky sulm asht pjesë e nji cikli të gjatë traume. Prej atëherë, vuajtjet e njerëzve të pafajshëm kanë vazhdu. Kundërsulmi i Izraelit ndaj Hamasit në Gaza dhe Bregun Perëndimor ka çu në vdekjen e dhjetëra mijëra personave, përfshi shumë fëmijë, si hakmarrje për një krim në të cilin nuk kanë pasë pjesë. Pra, cikli vazhdon.
Hakmarrja nuk sjell zgjidhje, e aq ma pak paqe. Siç përshkallzohet konflikti në Liban, qindra mijëra persona tjerë radikalizohen dhe mësohen me urrye fqinjët e tyne. Tash po shohim këtë cikël jo vetëm tu u përsëritë, por edhe tu u përforcue përsëri, teksa jemi në prag të një përshkallzimi të mëtejshëm mes Iranit dhe Izraelit. (Shife edhe deklaratën tonë të ma hershme për mënyrën se si lufta po përhapet në Lindjen e Mesme.)
Trauma krijon ma shumë trauma. Duhen dekada për me shëru dhimbjen ndërgjeneracionale. Siguria, stabiliteti dhe paqja për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon mund të vijë vetëm kur cikli i traumës ndalet, por kjo duket ma larg se kurrë. Me e thy ciklin dhe me gjet forcën për me fillu ngadalë rindërtimin e besimit asht jashtëzakonisht e vështirë.
Megjithatë, përkundër të gjitha pengesave, kemi pa njerëz prej të gjitha sfonditë duke qëndru bashkë. Kemi pa myslimanë dhe hebrenjë duke qëndru bashkë për të mbrojtë karvanët e ndihmave që udhëtojnë për në Gaza. I kemi pa të protestojnë bashkë kundër padrejtësive. Po shohim disa iniciativa të fuqishme ku njerëz dhe politikanë po mundohen me ndërtu ura dhe po tregojnë që ekziston vetëm një anë për me zgjedh: të drejtat e njeriut.
Roli i BE-së
Vetëm kur me të vërtetë të zbatojmë të drejtat e njeriut pa përjashtime, mund të luajmë një rol serioz. BE-ja duhet me bashku zërin e vet dhe me kërku nji armëpushim të përhershëm, me mbështet Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe Gjykatën Ndërkombëtare Penale, me sanksionu ata që shkelin ligjin dhe me mbrojtë të gjitha viktimat. (Shiko edhe deklaratën tonë të ma hershme.)
BE-ja mundet gjithashtu me ndihmu në normalizimin e marrëdhanieve mes Izraelit dhe fqinjëve të tij arabë. Mundemi me trajnue profesionistë në ndërmjetësim që ndihmojnë në pajtimin e traumave të përbashkëta në komunitetet lokale me hapa të vegjël por realë. Gjithmonë në bashkëpunim me komunitetet lokale dhe në varësi të nevojave të tyne, mundemi me ndihmu në ndërtimin e qeverisjes së mirë, shërbimeve dhe lidhjeve, dhe me mbështet rindërtimin, zhvillimin dhe investimet, si në Izrael, Palestinë dhe Liban.
Të gjithë meritojnë siguri, por ajo nuk mund të sigurohet duke toleru autokratët që përfitojnë nga frika dhe urrejtja, por vetëm duke mbështetë ata që zgjedhin me guxim anën e të drejtave të njeriut. Kjo asht një botë ku Lindja e Mesme dhe komunitetet e saj të larmishme mund të lulëzojnë në siguri dhe dhembshuri. "Kurrë më" duhet me qenë me të vërtetë "kurrë më".
Reinier van Lanschot,
Anëtar i Parlamentit Evropian.