Bёhu Anëtar

Çfarë do të thotë të bëhesh anëtar?

Duke u bërë anëtar i Volt Shqipëri, do të na ndihmoni të ndryshojmë peizazhin politik në Shqipëri. Jo vetëm që do të bashkoheni me lëvizjen politike në Shqipëri, por gjithashtu do të bëheni anëtar i Volt Europë. Kjo do t’ju vendosë në lidhje të drejtpërdrejtë me Volterët e tjerë europianë, në mënyrë që të mund të punojmë së bashku, të mësojmë nga njëri-tjetri dhe të ndryshojmë politikën europiane së bashku.

Disa nga avantazhet e të qenit anëtar zyrtar:

  • E drejtë vote në kongreset e Volt Shqipëri

  • E drejtë vote në kuvendin e përgjithshëm të Volt Europë

  • Mundësia të punoni në politikat e Volt Shqipëri dhe Volt Europë, të ndikoni drejtpërdrejt në axhendën tonë politike ose të kandidoni vetë në zgjedhje

  • Qasje në ngjarjet e Volt Europës dhe Volt Shqipëri, si p.sh. Akademia e Volt (më poshtë)

  • Bashkohuni me një nga ekipet tona të shumta, për shembull në IT (zhvillim), media sociale, mbledhje fondesh, ligj/politika dhe më shumë

Si anëtar i Volt, do të bëheni pjesë e drejtpërdrejtë e demokracisë europiane, jo vetëm në Shqipëri. Ky është shpirti i vërtetë pan-europian i Volt.

Volt Akademia

Akademia Volt Europa është qendra jonë e trajnimit e dedikuar të gjithë Volterët të cilët dëshirojnë të përmirësojnë aftësitë e tyre drejtuese dhe të mësojnë aftësi të reja. Ne bashkëpunojmë me universitete në të gjithë botën dhe organizata të specializuara në fuqizimin e zhvillimit personal dhe profesional, për t'ju ofruar kurse interesante dhe angazhuese.

Kurset tona mbulojnë një gamë të gjerë temash, që nisin nga udhëheqja dhe lidershipi deri tek pjesëmarrja qytetare. Ju do të keni mundësinë të mësoni nga figurat dhe emrat më të shquar të fushave që do të zgjidhni dhe do të fitoni aftësitë e nevojshme për të bërë diferencën në komunitetin tuaj.

📚 Lista e Kurseve:

  1. Integriteti dhe Lobimi

  2. Media dhe Komunikimi

  3. Të folurit Publik

  4. Lidershipi gjithëpërfshirës

  5. Ajo/Ai-për-Atë

  6. Volt dhe Parlamenti Evropian

  7. Historia Personale

  8. Mirëqenia Mendore

  9. Të dëgjuarit selektiv efektiv

  10. Fushatat

  11. Shfaqja e Filmit

  12. Debati

Projektet e Ndara

Akademia është e ndarë në 4 projekte të ndryshme, me emrat:

  1. Velocity (ritmi) – projekt I përshtashëm kryesisht për vullnetarë dhe anëtarë

  2. Run4Volt - për kandidatët dhe personat kandidatë potencialë

  3. EU KnowledgeHub - për përcjelljen e dijes mbi BE-në

  4. Eu Master Class - kurse intensive mbi Bashkimi Evropian

Pjesëmarrja në Akademinë Volt Europa është e hapur për të gjithë Volterët. Vetëm regjistrohuni dhe do të jeni gati të filloni rrugëtimin tuaj të mësimit. Mos humbni këtë mundësi për të rritur dhe zhvilluar aftësitë tuaja personale!

Bashkohuni me ne në misionin tonë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë. Regjistrohuni në Akademinë Volt Europa sot dhe filloni rrugën tuaj drejt suksesit dhe fuqizimit!