Volt Albania (SQ) | Lajme
1. Mbyllja e TikTok nuk është vendimi i duhur
Mbyllja e një platforme sociale si TikTok është një masë ekstreme që kufizon lirinë e të shprehurit, një e drejtë themelore e garantuar nga Kushtetuta. TikTok, si çdo platformë tjetër, mund të ketë përmbajtje problematike, por përgjegjësia bie mbi mënyrën si përdoret, jo mbi ekzistencën e tij. Në vend që të ndalojmë platforma, duhet të ndërtojmë struktura rregullatore që të adresojnë problemet pa cenuar liritë.
2. Nevojitet një rregullator efektiv, jo ndalime drastike
Unë kam gati edhe një draft konkret për krijimin e një strukture posaçme brenda AMA-së (Autoriteti i Mediave Audiovizive). Kjo strukturë do të funksiononte si një rregullator për postimet në rrjete sociale, duke garantuar që përmbajtja e papërshtatshme të filtrohet pa nevojën për mbyllje totale. Me një kosto prej 6-8 milionë euro për ngritje dhe trajnim profesional dhe rreth 2 milionë euro në vit për mirëmbajtje, ky model është ekonomikisht i realizueshëm dhe shumë më efektiv sesa mbyllja totale e saj. Në fakt, shifra është e përballueshme për buxhetin e qeverisë, veçanërisht krahasuar me të ardhurat e tjera, si marrëveshja me qeverinë Italiane prej 19 milionë eurosh në vit për kampin e refugjatëve.
3. Mbyllja nuk adreson shkakun e dhunës tek të miturit
Rasti tragjik i një të mituri, përdorur si justifikim për mbylljen e TikTok, ka nxjerrë në pah gabime të tjera. Siç konfirmuan raportimet, as viktima dhe as autori i ngjarjes nuk kishin llogari në TikTok. Për më tepër, videot pas ngjarjes u postuan në një tjetër platformë, SnapChat. Kjo tregon se problemi nuk qëndron te platforma specifike, por te mungesa e edukimit dhe kujdesit në familje dhe në shkolla.
4. Zgjidhja fillon nga edukimi
Problemet si dhuna tek të miturit kanë rrënjë të thella në familje dhe në sistemin arsimor. Duhet të përqendrohemi në forcimin e zinxhirit të edukimit, duke nisur nga familja si themel i parë i zhvillimit social, dhe duke rritur angazhimin e stafit pedagogjik në shkolla.
Volt Albania beson se vendimet që prekin qytetarët dhe liritë e tyre duhet të jenë të mirëstudiuara, të qëndrueshme dhe në përputhje me të drejtat themelore të njeriut. Në vend të ndalimeve drastike, le të ndërtojmë struktura më të forta dhe të investojmë në edukim për të ardhmen e brezit të ri.
Ardit Minarolli
Co- President i Volt Shqipërisë
Volt Shqipëri nuk është thjesht një parti politike, por një vizion për një Shqipëri ndryshe. Si degë e Volt Europa, lëvizja e parë pan-europiane, ne synojmë të sjellim frymën e bashkëpunimit dhe politikave të bazuara në fakte, duke adresuar sfidat më të rëndësishme që has vendi ynë sot.
Si lindi Volt Shqipëri?
Volt Europa u krijua në vitin 2017 si një përgjigje ndaj sfidave të përbashkëta evropiane, si Brexit, rritja e populizmit dhe mungesa e bashkëpunimit të vërtetë mes shteteve. Në Shqipëri, Volt erdhi si një nevojë për të ndryshuar mënyrën se si bëhet politika, për t’u dhënë qytetarëve një zë dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.
Një moment historik për Volt Shqipëri
Më 17 Nëntor 2024, Volt Shqipëri mbajti për herë të parë dhe Asamblenë e saj të parë, duke më zgjedhur mua si presidentin e parë të kësaj lëvizje që synon të bëhet parti. Së bashku me bordin dhe anëtarët e tjerë, kam nderin të udhëheq këtë projekt si një student dhe si një qytetar që beson se Shqipëri ka potencial për t’u bërë një model zhvillimi në rajon e pse jo, edhe në Europë. Ky moment shënon fillimin e një epoke të re, ku qytetarët shqiptarë do të kenë një alternativë pragmatiste të bazuar në transparencë, barazi dhe rezultate të arritshme.
Në Asamblenë e Përgjithshme të Volt Europës, në fjalimin hapës theksova rëndësinë e ndërtimit të një shoqërie që vendos njerëzit në qendër të politikës dhe zhvillimit. Për ne, politika nuk është qëllim në vetvete, por një mjet për të sjellë ndryshim real dhe të qëndrueshëm.
Qëndrimet tona dhe vlerat që na udhëheqin
Volt Shqipëri mbështetet në tre shtylla kryesore: transparencë, progres dhe solidaritet. Ja disa nga prioritetet tona:
Të ndalojmë valën e emigracionit pasi thuajse mbi 60% e të rinjve janë të idesë që duan të largohen dhe ne duam ta ndalojmë këtë duke ofruar mundësi për rritje ekonomike, punësim dhe mirëqenie sociale në vend.
Të promovojmë politika të gjelbra, pasi niveli i ndotjes së ambientit është në nivele tepër të larta, nuk është rastësi që Tirana është dhe një prej qyteteve me riskun më të lartë të kancerit të mushkrive në Europë, dhe synojmë ta realizojmë duke mbrojtur mjedisin dhe duke investuar në energji të rinovueshme.
Të fuqizojmë rolin e grave dhe të rinjve, duke i bërë ata aktorë kryesorë në politikë dhe në zhvillimin e vendit.
Çfarë synojmë?
Volt Shqipëri nuk është vetëm për të rinjtë apo profesionistët, është për çdo qytetar shqiptar që dëshiron një të ardhme më të mirë. Ne mirëpresim fermerët që kërkojnë mbështetje për tokat e tyre, sipërmarrësit që duan politika favorizuese, gratë që luftojnë për barazi dhe studentë që ëndërrojnë për një sistem arsimor më të drejtë. Çdo qytetar ka një histori dhe një kontribut për të dhënë, dhe ne jemi këtu për të siguruar që askush të mos mbetet pas.
Në zgjedhjet e vitit 2025, Volt Shqipëri synon të sigurojë përfaqësim në Parlamentin Shqiptar. Kjo nuk është vetëm një sfidë politike, por edhe një përgjegjësi për të treguar se politika mund të bëhet ndryshe.
Thirrja jonë për bashkëpunim
Volt Shqipëri është një lëvizje e hapur për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e ndryshimit. Ftojmë qytetarët, profesionistët dhe të rinjtë të bashkohen me ne, si mbështetës apo anëtarë aktivë, për të ndërtuar së bashku një Shqipëri, Europiane, që reflekton potencialin e saj të vërtetë. Bashkimi në Volt është i thjeshtë! Ju mund të bëheni anëtar përmes regjistrimit në faqen tonë zyrtare, ku mund të kontribuoni si vullnetar në projekte lokale apo të merrni pjesë në aktivitetet tona publike. Na kontaktoni për më shumë detaje ose vizitoni faqet tona në rrjetet sociale për të ndjekur zhvillimet e fundit. Ndaj, tani dua ta mbyll me një shprehje që citova gjatë Asamblesë së Përgjithshme:
BOLL MË ME SHQIPËRINË NË EUROPË, LE TA SJELLIM EUROPËN NË SHQIPËRI!
Ardit Minarolli
Co-President i Volt Shqipërisë
Një vit ma parë, ma shumë se një mijë terroristë prej Hamas sulmun Izraelin në orët e para të mëngjesit, me mijëra viktima, kryesisht civilë, dhe 251 pengje. Sulmi terrorist ma i madh ndonjëherë në tokën izraelite.
Ky masakër shkatërroi çka do duhej të ishin skena gëzimi: nji festival muzike dhe familje t'u shiju mëngjesin në shtëpitë e tyne. Sot përkujtojmë viktimat e këtij akti të tmerrshëm dhe përsërisim kërkesën që pengjet e mbetura të lirohen menjëherë.
Nji cikël traume
Ky sulm asht pjesë e nji cikli të gjatë traume. Prej atëherë, vuajtjet e njerëzve të pafajshëm kanë vazhdu. Kundërsulmi i Izraelit ndaj Hamasit në Gaza dhe Bregun Perëndimor ka çu në vdekjen e dhjetëra mijëra personave, përfshi shumë fëmijë, si hakmarrje për një krim në të cilin nuk kanë pasë pjesë. Pra, cikli vazhdon.
Hakmarrja nuk sjell zgjidhje, e aq ma pak paqe. Siç përshkallzohet konflikti në Liban, qindra mijëra persona tjerë radikalizohen dhe mësohen me urrye fqinjët e tyne. Tash po shohim këtë cikël jo vetëm tu u përsëritë, por edhe tu u përforcue përsëri, teksa jemi në prag të një përshkallzimi të mëtejshëm mes Iranit dhe Izraelit. (Shife edhe deklaratën tonë të ma hershme për mënyrën se si lufta po përhapet në Lindjen e Mesme.)
Trauma krijon ma shumë trauma. Duhen dekada për me shëru dhimbjen ndërgjeneracionale. Siguria, stabiliteti dhe paqja për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon mund të vijë vetëm kur cikli i traumës ndalet, por kjo duket ma larg se kurrë. Me e thy ciklin dhe me gjet forcën për me fillu ngadalë rindërtimin e besimit asht jashtëzakonisht e vështirë.
Megjithatë, përkundër të gjitha pengesave, kemi pa njerëz prej të gjitha sfonditë duke qëndru bashkë. Kemi pa myslimanë dhe hebrenjë duke qëndru bashkë për të mbrojtë karvanët e ndihmave që udhëtojnë për në Gaza. I kemi pa të protestojnë bashkë kundër padrejtësive. Po shohim disa iniciativa të fuqishme ku njerëz dhe politikanë po mundohen me ndërtu ura dhe po tregojnë që ekziston vetëm një anë për me zgjedh: të drejtat e njeriut.
Roli i BE-së
Vetëm kur me të vërtetë të zbatojmë të drejtat e njeriut pa përjashtime, mund të luajmë një rol serioz. BE-ja duhet me bashku zërin e vet dhe me kërku nji armëpushim të përhershëm, me mbështet Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe Gjykatën Ndërkombëtare Penale, me sanksionu ata që shkelin ligjin dhe me mbrojtë të gjitha viktimat. (Shiko edhe deklaratën tonë të ma hershme.)
BE-ja mundet gjithashtu me ndihmu në normalizimin e marrëdhanieve mes Izraelit dhe fqinjëve të tij arabë. Mundemi me trajnue profesionistë në ndërmjetësim që ndihmojnë në pajtimin e traumave të përbashkëta në komunitetet lokale me hapa të vegjël por realë. Gjithmonë në bashkëpunim me komunitetet lokale dhe në varësi të nevojave të tyne, mundemi me ndihmu në ndërtimin e qeverisjes së mirë, shërbimeve dhe lidhjeve, dhe me mbështet rindërtimin, zhvillimin dhe investimet, si në Izrael, Palestinë dhe Liban.
Të gjithë meritojnë siguri, por ajo nuk mund të sigurohet duke toleru autokratët që përfitojnë nga frika dhe urrejtja, por vetëm duke mbështetë ata që zgjedhin me guxim anën e të drejtave të njeriut. Kjo asht një botë ku Lindja e Mesme dhe komunitetet e saj të larmishme mund të lulëzojnë në siguri dhe dhembshuri. "Kurrë më" duhet me qenë me të vërtetë "kurrë më".
Reinier van Lanschot,
Anëtar i Parlamentit Evropian.
Në Volt ne e dimë sa rëndësishme Europa është, por ne gjithashtu e dimë se ne mund ta përmirësojmë Europën. Ne nuk shmangemi pyetjet e vështira, por përpiquni t'u përgjigjeni atyre.
Pse i duhet Shqipërisë Europa?
Europa është në krizë, çfarë i ofron ende Europa Shqipërisë?
Po korrupsioni në të gjithë kontinentin, a është e njëjta gjë?
Ne u përgjigjemi këtyre dhe shumë pyetjeve të tjera në këtë program të ri, nga njerëzit për njerëzit.
Në asamblenë e përgjithshme Volter nga e gjithë Europa u takuan për të diskutuar të ardhmen e tyre në Europë.
I pranishëm ishte edhe Volt Shqipëri për të treguar mbështetjen tonë dhe për të folur për të ardhmen e Shqipërisë.
Sot është dita për të gjithë evropianët ku ne festojmë paqen dhe unitetin në Europë. Një ditë shumë e veçantë për ne Volters.
Në Volt, asgjë nuk është më e rëndësishme sesa të bëjmë gjërat së bashku në Europë. Ne nuk jemi vetëm nga vendet tona, ne jemi Europianë. Për t'i bërë gjërat, kjo do të thotë se ne duhet të takohemi dhe të diskutojmë se çfarë të ardhme duam të kemi në Europë dhe si ta bëjmë atë.
Këtë e bëjmë në asamblenë tonë të përgjithshme me të gjithë anëtarët, në mbledhje dhe sot e bëjmë këtë edhe në mbledhjen e këshillit të vendit tonë.
Volt Shqipëri është themeluar sot, është koha për diçka të re në Shqipëri. Një brez i ri i politikës.
Prandaj u themelua Volt Shqipëri. Ne jemi këtu për të sjellë një mënyrë të re të të bërit gjërat në Shqipëri. Një mënyrë e re që ka themelin e saj për të punuar së bashku për një botë më të mirë. Për shqiptarët nga shqiptarët, si Europianë.